Një muaj pasi i dha fund martesës 10-vjeçare me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, aktorja Megan Fox ka konfirmuar romancën e re. 34-vjeçarja duket se ka gjetur dashurinë sërish, dhe vetëm pak javë pas ndarjes është fotografuar në krahët e të dashurit të ri, Machine Gun Kelly.

Dyshja është fotografuar duke dalë nga një bar në Los Angelos të kapur prej dore, ndërsa nuk dihet prej sa kohësh ka nisur romanca e tyre. Zërat se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi kanë nisur disa javë më parë, por vetëm tani romanca e re e yllit të kinemasë sapo u konfirmua. /abcnews.al




