Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mësoja dhe flija në spital”, modelja shqiptare rrëfen vështirësitë e jetës së saj

schedule08:37 - 16 Qershor, 2020

schedule 08:37 - 16 Qershor, 2020

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli si asnjëherë më parë, ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private. Modelja rrëfeu vështirësitë më të mëdha që ka kaluar në jetë, që kur ka qenë fëmijë, kur i është dashur të përballet me sëmundjet e prindërve të saj.

Kam pasur disa periudha të vështira në jetë. Unë kam lindur në Prishtinë dhe kur isha e vogël përjetova luftën. Mami ka pasur kancer në gjoks dhe shpenzuar shumë kohë kur isha 14 vjeçe dhe menjëherë mbas shkollës shkoja tek mami. Mësoja në spital dhe flija aty, nërsa në mëngjes shkoja ndërrohesha në shtëpi dhe më pas në shkollë. Kam bërë të njëjtën gjë derisa mami mbaroi kimoterapitë.

Tjetra para disa viteve, babi ka pas probleme në zemër. Ishte në spital 9 muaj rrjesht dhe mbahej gjallë me 24 aparate. Zemra i punonte 15% dhe mbas 9 muajve gjeti një donator.Ishte shumë fat dhe ndërroi zemrën. Operacioni ishte i vështirë, 24 orë dhe nuk e dinim nëse do të dilte i gjallë apo jo. E ka përballur dhe është i fortë dhe tani është mirë.”, tha modelja. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!