Durrësi rrezikon sërish të kthehet në kosh plehrash ose do ti duhet të përdorë vendgrumbullimin e Manzës ose Sukthit, pasi mbrëmjen e së dielës ka përfunduar marrëveshja një javore mes Bashkisë dhe impiantit të përpunimit të mbetjeve në Sharrë. Për ti paraprirë kësaj situate banorët e Sukthit dolën në protestë në orët e pasdites të së hënës. Gjatë protestës banorët debatuan ashpër dhe me Kryetarin e Njësisë Administrative të Sukthit, Rrapo Osmani i cili ju tha që të takohen me ish kreu e bashkisë Vangjush Dakon.
Osmani: Keni frikë Vangjushin?
Banori: Me ç’target ta takojmë Vangjush Dakon
Banorë e Sukthit thonë se do të ndalojnë mbushjen e zonës së tyre me plehra.
Kjo është hera e dytë që banorët e Sukthit dalin për pak ditë në protestë pasi kundërshtojnë hedhjen e plehrave të Durrësit në vendgrumbullimin e Vadardhës. Gjithsesi çlirimi i fondit të miratuar nga qeveria të mërkurën e javësh së shkuar prej 1.5 milon euro do të zgjidhe përfundimisht problemin e mbetjeve të qytetit të Durrësit.
/abcnews.al