Moti – E hënë, 2 prill 2018

schedule14:13 - 2 Prill, 2018

schedule 14:13 - 2 Prill, 2018

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Veri dhe pjesërisht në Qendër ndërsa zonat Jugore dominohen nga kthjellimet.

Pasditja fuqizon kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar duke vijuar deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë gjatë mëngjesit por në mesditë ka rritje me 2 – 3°C të temperaturave në të gjithë territorin.

Era paraqitet e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim deri 2 ballë.

Moti – E martë, 3 prill 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë të gjithë territorin shqiptar, më të dukshme në zonat malore.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 – 3°C në orët e mëngjesit dhe mesditës duke shënuar MBI 27°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët. /abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!