Luftëtari pësoi një humbje të thellë, 8-1 nga Partizani. Në Gjirokastër sigurisht nuk janë ndjerë mirë, sidomos ata që panë dy vite më parë bluzinjtë të shënonin pesë gola në portën e të kuqve.
Gentian Nora, ish-drejtori sportiv i Luftëtarit, është prekur nga kjo humbje e thellë dhe kujton humbjen që i kishin shkaktuar Partizanit.
Ai pretendon, se pas golit të pestë kishin nisur të qarkullonin topin, ndërkohë që nuk mungon edhe një thumbim për lojtarët dhe drejtuesit e klubit kryeqytetas. / abcnews.al