Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kina sërish në “telashe”, disa zona të Pekinit futen në karantinë

schedule17:34 - 13 Qershor, 2020

schedule 17:34 - 13 Qershor, 2020

Pekini ka mbyllur një nga tregjet më të mëdha të shitjes me shumicë dhe vendosën pjesë të qytetit në karantinë pas konfirmimit të shtatë rasteve me koronavirus.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend njoftoi se 6 raste të reja u konfirmuar në Pekin të premten ndërsa një rast tjetër u konfirmuar të enjten. Këto janë rastet e para që transmetohen në mënyrë lokale në kryeqytetin kinez në më shumë se 50 ditë.

Distrikti Fengtai në Pekin është në karantinë ndërsa banorët e kanë të ndaluar që të dalin nga shtëpia në 11 shtete.

Marketi Xinfadi, i cili ka rreth 4,000 tenda dhe ndodhet në distriktin Fengtai do të dezinfektohet pasi disa nga punonjësit rezultuan pozitivë për Covid-19, ndërsa mostra të virusit u gjetën edhe në ambientet e tij.

Ty nga personat e parë që u infektuan kishin qenë në market ndërsa një i tretë punonte me njërin prej tyre në një institut, sipas raportimeve të mediave kineze.

Kujtojmë këtu se i vetmi vend që është përballur me një valë të dytë koronavirusi deri më tani është Irani, ndërsa thuhet se i njëjti fat pritet që t’i presë edhe disa shtete në SHBA. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!