Pak ditë më parë, modelja Heidi Lushtaku bëri xhiron e mediave pas një fotoje të publikuar në Instagram, ku shfaqej përkrah aktorit me famë botërore Sylvester Stallone. Ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte fakti, se ky takim vinte pak kohë pas ndarjes së modeles nga boksieri Robin Krasniqi.
Mirëpo, së fundmi, modelja ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, duke u shprehur se mes saj dhe aktorit më famë botërore nuk mund të ketë asgjë përtej marrëdhënies së punës.
“Kemi qenë në një darkë. Sylvester është një njeri i mire, i thjeshtë. Kemi qenë bashkë por thjesht punë. Mediat e kanë komplet gabim. Ai ka moshën e babait tim. Nuk dua të përgjigjem shumë.”, tha Heidi në një intervistë televizive.
Ndërkaq, Heidi foli edhe për marrëdhënien e saj 4-vjeçare me boksierin, që i dha fund pak muaj më parë, duke thënë se ndarja ishte paqësore.
“Ka qenë shumë e rëndësishme për të dy të ndahemi në paqe dhe qetësi. Jo çdokush që ndahet duhet ta bëjë tragjikisht. Ka qenë që në një mënyrë të ishim simbol i paqes, në shoqëri e në respekt. Ne jemi ende miq. Është periudha më e mirë që kam pas me Robinin.”, tha Heidi.



