Ardian Bujupi është një ndër këngëtarët më të suksesshëm të estradës shqiptare. Ndonëse është treguar shumë i rezervuar përsa i përket jetës private, së fundmi është mësuar se prej pak kohësh, këngëtari po shikon romancën e tij të re.
Bëhet fjalë për modelen indiane që prej kohësh jeton në Gjermani, Sabrina Khan. Modelja ka marrë pjesë dhe në klipin e ri të këngëtarit “Modela” dhe duket se ky projekt ka qenë një ogur i mirë për këngëtarin.
Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, megjithëse dyshja ende nuk ka konfirmuar asnjë spekulim për lidhjen e tyre. /abcnews.al



