Shtimi i rasteve, shtyhet hapja e transportit publik

schedule18:19 - 12 Qershor, 2020

schedule 18:19 - 12 Qershor, 2020

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli në një njoftim për mediat deklaroi se pas vlerësimit të situatës aktuale të koronavirusit është vendosur shtyrja e transportit publik me të paktën 1 javë.

Transporti publik është cilësuar si aktivitet me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së infeksionit.

Për sa i përket kthimit pas për vendosjen e karantinës, Rakacolli njoftoi se nuk do të ketë kthim pas.

Pas vlerësimit të situatës aktuale epidemiologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ketë kthim mbrapa, por për më shumë siguri, u rivlerësua shtyrja e transporti publik me të paktën 1 javë, si aktivitet me rrezikshmëri të lartë.

Ecja përpara është në dorën tonë ndaj ne nuk duhet ti sfidojmë rregullat, duhet të kujdesemi për higjienën personale, të respektojmë distancimin social dhe të ruajmë shëndetin e gjithsecilit. Duhet të ketë më shumë përgjegjësi individuale në mënyrë që edhe këtë fazë ta kalojmë po me aq sukses“, tha Rakacolli./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!