Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

TVSH për biznesin e vogël/ Tabaku: Është një taksë inefiçente

schedule15:49 - 31 Mars, 2018

schedule 15:49 - 31 Mars, 2018

Deklarata e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi gjetjet paraprake të misionit në Shqipëri solli përplasje në interpretimin e saj mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e PD Jorida Tabaku në një intevistë për ABC News veçoi faktin se tatimi mbi vlerën e shtuar për biznesin e vogël është një taksë  inefiçente.

Deklarata e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi gjetjet paraprake të misionit në Shqipëri solli përplasje në interpretimin e saj mes mazhorancës dhe opozitës. Teksa ministri i financave theksoi rritjen ekonomie të Shqipërisë si një prej më të shpejtave në rajon sipas FMN-së, nënkryetarja e komisionit të ekonomisë Jorida Tabaku në një intevistë për ABC News theksin e vuri  tek tatimi mbi vlerën e shtuar për biznesin e vogël, taksë kjo inefiçente sipas saj.

Ky sistem do të rrisë çmimet edhe për konsumatorin, thekson Tabaku, i cili do të thellojë edhe më, atë që raporti i Bankës Botërore ia faturon taksës progressive, hendekun mes të varfërve dhe të pasurve.

Taksa kto të cilat nuk kthehen tek qytetari por përqëndrohen në dy tre duar dhe oferta të pakërkuara nga shteti, tha Tabaku kur nënvizoi thirrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndalimin e kësaj praktike.

Kjo është pjesë e projektit 1 miliard, instrumenti përmes së cilit do të ndërtohen shkolla dhe rrugë përmes partneritetit public privat, kontrata këto të cilat qeveria refuzon t’i njohë si borxh publik.

Por një llogaritje e tillë do e çonte borxhin nga 70 ne 81% thotë Tabaku dhe kjo në mungesë të investimeve publike.

Mungesa e investimeve, e përmendur në raportin e FMN vjen sipas saj për shkak të problemeve me pronat, korrupsionin, sistemin e drejtësisë. Është kjo arsyeja, sipas Jorida Tabakut, që lehtësirat fiskale të kabinetit Rama 2 për hotelet elitare janë pasqyrë e qartë e një politike fiskale selective.

Kjo paketë fiskale për hotelet elitare është pjesë e vogël skemës së gjatë të kësaj qeverie për grabitjen e pronës në jug. Gjithçka filloi në 2015-ën me ligjin për investimet strategjike.

Jorida Tabaku tha se pas ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, Partia Demokratike do e ndjekë çështje e pronave deri në gjykatën e Strasburgut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!