Në një konferencë për shtyp Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se ishte i zhgënjyer për mosrespektimin e mrojtjes së të drejtave të shtetasve të huaj në vend në rastin e arrestimit të shtetasve turq. Por nga ana tjetër ai pranoi se ka një raport të policisë për veprimtaritë e tyre të paligjshme në vend.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka sqaruar qëndrimin e tij për sa i përket çështjes së arrestimit të gjashtë shtetasve turq nga policia e Kosovës dhe deportimin e tyre në Turqi.
Kreu I shtetit kosovar deklaroi se institucionet shtetërore në dështuan në misionin për të mbrojtur të huajt që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
Hashim Thaçi, President i Kosovës: “Ky parim i mishëruar në Kushtetutën dhe Ligjeve tona mbetet i patjetërsueshëm që ti zbatojmë në praktikë. Si president, jam zhgënjyer dhe shpreh keqardhjen time të thellë për shkak se institucionet tona relevante për arsye qe mbeten të pasqaruara deri në fund kanë dështuar t’i zbatojnë këto parime për shtetasit e huaj që jetojnë dhe veprojnë në vendin tonë. Jemi duke marrë sqarime shtesë lidhur me rastin dhe rrethanat ku është kryer deportimi i shtetasve turq”.
Por ndër të tjera Thaçi pranoi se kishte në dorë një raport nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në lidhje me rrethanat dhe procedurat që cuan drejt deportimit të shtetasve turq. Sipas raportit të AKI-së arsyeja për deportimin e tyre është se ekzistojnë informacione për veprime të paligjshme të cilat sipas AKI-së kanë rrezikuar sigurinë kombëtare. Por Presidenti tha se ky rast do të hetohet edhe nga Prokuroria dhe përgjegjësit do të japin përgjegjësi në rast se ka pasur shkelje të ligjit./abcnews.al