Human Rights Watch akuzon Kosovën për  arrestimin e Turqve

schedule12:25 - 31 Mars, 2018

schedule 12:25 - 31 Mars, 2018

Human Rights Watch, Organizata për të drejtat e njeriut ka reaguar për arrestimin e shtetasve turq në Kosovë dhe deportimin e tyre në Turqi. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat thuhet se vendimi i Kosovës për të arrestuar gjashtë shtetas turq dhe t’i dorëzojë më pas ata tek autoritetet turke, tregon një mospërfillje të ndaj të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Duke i quajtur arrestimet e dyshimta, kjo organizatë thekson se shtetasit turq janë dërguar drejt torturës, dhe u kërkohet autoriteteve kosovare një hetim të qartë për ngjarjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!