Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E paska mbajtur të fshehtë, reperja e famshme konfirmon se është bërë nënë për herë të parë

schedule08:51 - 11 Qershor, 2020

schedule 08:51 - 11 Qershor, 2020

Reperja me famë botërore, Iggy Azalea dhe partneri i saj, Playboi Carti janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë reperja, përmes nje postimi në Instagram.

“Unë kam një djalë. Po vazhdoja të prisja kohën e duhur për të thënë diçka, por ndihem sikur sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e kuptoj se do të jem gjithmonë në ankth për të ndarë një lajm të madh me botën. Dua ta mbaj jetën e tij private por dua t’ua bëj të qartë të gjithëve se ai nuk është sekret dhe e dua aq sa nuk e shpreh dot me fjalë”, ka shkruar Iggy.



 

Reperja është përfolur gjatë për shtatzëninë, por ajo ka preferuar ta mbajë të fshehtë, deri në këtë moment. Ky reagim i reperes vjen pas thashethemeve të shumta, se ka sjellë në jetë fëmijën e saj me të dashurin 23-vjeçar. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!