Alban Hoxha dhe Partizani do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni. Portieri nuk u aktivizua në ndeshjen e fundit me Kukësin dhe u raportua për një tërheqje muskulore. Realisht situata është tjetër dhe ka një krisje.
Kapiteni i të kuqve pritet të dëgjojë ofertat dhe të zgjedhë më pas se ku do ta vijojë karrierën. Në numrin sotëm të “Panorama Sport” raportohen dy lajme të tjera që lidhen me Partizanin. Njëri është për pasuesin e Alban Hoxhës.
Alen Sherri i Vllaznisë është në listën e objektivave të Partizanit. I riu, i cili ka mbrojtur edhe portën e Shqipërisë U21, është një elemente me perspektivë dhe në kampin e kuq kanë besim se mund të jetë i duhuri për mbrojtjen e katërkëndëshit.
LËVIZJET NË DALJE – Tirana thuhet se e do Alban Hoxhën, madje jo vetëm atë. Edhe Lorenc Trashi po tentohet nga bardheblutë, që janë shumë pranë titullit kampion. Gazeta e sipërpërmendur shkruan se njerëz pranë presidentit Halili janë takuar me Trashin, sikurse edhe me Alban Hoxhën.
Sigurisht që këto lajme nuk do të priten mirë nga tifozët e Partizanit. Nëse më pas edhe konkretizohen, atëherë mbetet të shihet reagimi i tyre në stadium. Te “demat e kuq” lista e lojtarëve që mund të largohen është edhe më e gjatë.
Përveç atyre që kanë dështuar të tregojnë vlerat këtë sezon, edhe William Cordeiro dëshiron të ndryshojë kampionat dhe në Azerbajxhan zbulohen se e duan dy klube, si Keshla dhe Zira, klube ku më parë janë aktivizuar lojtarë si Emiljano Vila dhe Gerard Progni. /abcnews.al