Kryeministri Rama përmes një statusi në rrjetet sociale i ka kthyer përgjigje Ish-deputetes demokrate, Jorida Tabaku, e cila përmes një reagimi akuzoi kryeministrin se gënjen teksa flet për emetimin e eurobondit prej 650 milionë euro.
Sipas Ramës, eurobondi ishte një sukses, “Shqipëria dje triumfoi, doni s’doni”, shkruan Kryeministri.
Reagimi:
“Përmbahu zonja Tabaku, përmbahu sepse gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie në një shoqëri që ka nevojë për t’u pastruar në gjak e në mendje nga helmi i fjalëve të rënda, të cilat prej vitesh janë bërë buka dhe djathi i tregut të politikës…
Doni s’doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s’doni”.
/abcnews.al