Përqafime pas koronavirusit, flet eksperti: Ka mënyra krijuese për të gjetur zgjidhje

schedule16:30 - 10 Qershor, 2020

schedule 16:30 - 10 Qershor, 2020

Në një kohë kur pjesa më e madhe e botës është duke lehtësuar masat kufizuese kundër koronavirusit, të shumtë janë ata që kanë mbetur me pyetje për mënyrën sesi do të sillemi tashmë.

Një profesor i imunologjisë nga Universiteti i Massachusetts Erin Bromage, ka treguar për CNN nëse do të kemi më shtrëngim duarsh apo përqafime pas koronavirusit.

Sa i përket shtrëngimit të duarve, Bromage thotë:

“Mendoj se do kemi mundësi ta bëjmë sërish këtë gjë, eventualisht. Thjesht do të na duhet pak kohë dhe na duhet që ta kuptojmë më mirë virusin. Na duhet një trajtim më i mirë përpara se t’i kthehemi sërish normalitetit.”

Ndërsa, sa i përket përqafimeve, profesori tregon:

“Personi që kontrollon infeksionet tek unë thotë që jo. Por, mbeten mënyra për ta bërë nëse jeni në një komunitet ku prevalenca aktuale e virusit është mjaft e ulët, mundeni. Një fëmijë që përqafon një gjyshe mund ta përqafojë rreth belit. Kjo pasi fytyrat e tyre nuk kanë mundësinë të bëjnë në kontakt. Më pas dezinfektohen duart. Ka mënyra krijuese për të qenë në gjendje të përqafojmë me përgjegjësi dhe të zvogëlojmë rrezikun…Për sa kohë që nuk e kthen kokën drejt personit që po përqafon dhe mban maska… thjesht sigurohuni që të lani duart. ” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!