U plagos në atentatin e Ndojës, gjykata refuzon kërkesën e Lahos për pamjet filmike

schedule12:51 - 10 Qershor, 2020

schedule 12:51 - 10 Qershor, 2020

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka refuzuar kërkesën e Aleksander Lahos i plagosur në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndojës, për pamjet filmike nga vendi i ngjarjes.

Kjo është hera e dytë që GJKKO ka refuzuar një kërkesë të tillë e cila më herët ishte bërë edhe nga babai i Andi Malokut, i cili humbi jetën në këtë atentat.

Burime për Abc News bëjnë me dije se kërkesa është hedhë poshtë nga gjyqtarja Daniela Shirka, me pretekstin se çështja është ende në hetim dhe nuk mund të bëhen publike provat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, në momentin që prokurori Ndoj po udhëtonte me mjetin e tij në drejtim të Tiranës./abcnews.al