Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdes gruaja me koronavirus tek Infektivi

schedule11:53 - 10 Qershor, 2020

schedule 11:53 - 10 Qershor, 2020

Një grua ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm tek spitali Infektiv në QSUT.

Gazetarja Ajgena Korbi raporton për abcnews.al se gruaja ishte e infektuar me koronavirus dhe kishte disa sëmundje të tjera.

Dyshohet se gruaja është infektuar nga reparti i mjekësisë interne për tek Infektivi pasi u konstatua se kishte koronavirus.

Mjekët dyshojnë se ajo është infektuar pikërisht tek ky repart.

Në një reagim të mëvonshëm ministria e Shëndetësisë thekson se gruaja nuk ka vdekur nga koronavirusi, por nga sëmundjet e tjera shoqëruese.

“Referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.
81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma”, bëri me dije ministria.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka vdekje nga COVID19, 81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve

Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.
81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!