Martesa me West drejt fundit? Kim Kardashian reagon pas spekulimeve për ndarje

schedule12:09 - 9 Qershor, 2020

schedule 12:09 - 9 Qershor, 2020

Kohët e fundit është përfolur se çifti i famshëm, Kim Kardashin dhe Kanye West nuk i kanë aspak mirë gjërat mes tyre. Por, ylli i “Keeping up with the Kardashians” i ka hedhur poshtë zërat për një divorc të mundshëm, me postimin e fundit në Instagram.

Reperi festoi ditën e djeshme ditëlindjen, dhe në këtë ditë të veçantë ylli televiziv i ka bërë një dedikim romantik. “Gëzuar ditëlindjen mbreti im.“, shkruan Kim.

Më tej, teksa ka ndarë me ndjekësit disa foto nga festa e ditëlindjes së reperit, Kim shkruan: “Faleminderit që ke qenë gjithmonë vetvetja dhe nuk e ke lejuar botën të të ndryshojë. Jeta nuk do të ishte e njëjtë pa ty.”

 

 

View this post on Instagram

 

Happy Birthday to my King

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

 

Mediat e huaja javën e kaluar raportuan se martesa e dyshes është në krizë, dhe se Kim Kardashian po mendon që të largohet nga shtëpia, pasi e sheh si një zgjidhje për të mos shkuar drejt divorcit.

Gjëja e fundit që ajo dëshiron është një divorc, sidomos që reagimi i publikut pas divorcit të dytë ishte i padurueshëm. Ajo që unë mendoj se do të ndodhë është se ata do të kalojnë kohë larg njëri-tjetrit, në shtëpi të ndryshme, por jo divorc”, tha një burim për “The Sun”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!