Raheem Sterling është një futbollist që ka rënë disa herë në shënjestrën e tifozëve racistë. Ky fenomen është shtuar shumë në futboll. Sulmuesi i Manchester City e cilëson sëmundje në prononcimin e dhënë për BBC.
“E vetmja sëmundje për momentin është racizmi, duhet të gjejmë një zgjidhje për ta ndaluar. Këtë po bëjnë të gjithë njerëzit me ngjyrë që kanë dalë në rrugë: duan t’i japin fund padrejtësisë që shohin, ata po luftojnë për kauzën e tyre.
Për sa kohë që protestat zhvillohen në mënyrë paqësore dhe të sigurt, pa dëmtuar askënd dhe pa u futur nëpër dyqane, është e drejtë që ato të vazhdojnë. Nuk mendoj për profesionin tim kur ndodhin gjëra të tilla, thjesht mendoj të them atë që është e drejtë.
Ekziston një kufi për të gjitha komunitetet, veçanërisht për ata me ngjyrë. Racizmi është një fenomen që ka vazhduar me shekuj, njerëzit janë të lodhur dhe janë të gatshëm për ndryshim“, deklaron Sterling. /abcnews.al