“Ishte racist” protestuesit në Londër vandalizojnë statujën e ish kryeministrit Winston Churchill

schedule15:01 - 8 Qershor, 2020

schedule 15:01 - 8 Qershor, 2020

Gjatë protestave kundër racizmit dhe dhunës së policisë në Londër, një grup njerëzish dëmtuan memorialin e Winston Churchill në Uestminster. Pasditen e së dielës, ndërsa me mijëra persona u mblodhën sërish për të protestuar në rrugët e Londrës kundër racizmit në kujtim të George  Floyd, viktimë e dhunës së një polici amerikan, disa manifestues shkruajtën “Ishte një racist: tek statuja e Churcill, kryeministër britanik gjatë luftës së dytë botërore.

Dhe pse ishin të shumtë ata që u përpoqën të ndalojnë aktet vandale, statuja u shkarravit në disa vende. Dhe në rrjetet sociale nisi një fushatë kundër figurës së ish kryeministrit, duke publikuar shumë nga shënimet e shkarravitura në statujë, po në Britaninë e Madhe, në Bristol, është rrëzuar statuja e një tregtari skllevërish, Edward Colston, që më pas dhe u shkel nga manifestuesit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!