Vdekja e George Floyd në SHBA ka shkaktuar protesta të dhunshme në SHBA, ndërsa shumë personazhe publikë i janë bashkuar kauzës kundër racizmit. Së fundmi, ka qenë dhe këngëtarja e grupit të famshëm Spice Girls, Mel B, e cila ka treguar një nga eksperiencat, ku është diskriminuar për shkak të ngjyrës së saj.
“Edhe pse unë isha një këngëtare e famshme e grupit Spice Girls dhe po mbaja një koncert për Princin Charles dhe Nelson Mandelan në Afrikën e Jugut, një shitëse në një dyqan luksi më kërkoi të dilja jashtë.
Vajzat e tjera të grupit u acaruan dhe filluan t’i bërtisnin shitëses. Ndërsa unë mbeta e shokuar dhe u vendosa shumë në siklet. Isha vërtet e trishtuar që shumë njerëz ishin ende kaq racist.“, ka thënë Mel B për revistën OK.

Ylli i Spice Girls tregoi gjithashtu se ka vuajtur nga racizmi që kur ishte fëmijë në vendlindjen e saj Leeds. Ajo tha se kur ishte fëmijë, nëna e saj do ta bënte babanë e saj Martin, ta merrte kur të takonin njerëz të caktuar në park, sepse ajo mendonte se “ai nuk do të sulmohej” nëse mbante një fëmijë. /abcnews.al



