Kriza jep efekt: Bie çmimi i yllit të Ajax, United “parakalon” Realin

schedule13:19 - 8 Qershor, 2020

schedule 13:19 - 8 Qershor, 2020

Kriza ekonomike ka ndikuar në uljen e çmimeve të futbollistëve të ndryshëm. Donny Van De Beek është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Ajax. Mesfushori ofensiv kushtonte 55 milion euro përpara shpërthimit të pandemisë, ndërsa sot vlen 15 milion euro më pak.

Sezonin e ardhshëm do e shohim në një skuadër të re. Real Madrid dhe Manchester United janë klubet e interesuara për 23-vjeçarin, teksa “Djajtë e Kuq” ndodhen në avantazh. Times raporton se klubi anglez është shumë afër blerjes së lojtarit holandez.

40 milion pritet të paguajë United në arkat e “Harkëtarëve”, teksa bisedimet ndodhen në fazë të avancuar. Një përforcim super për trajnerin Solskjaer, që pëlqen karakteristikat e lojtarit të kombëtares holandeze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!