6 raste me koronavirus në Shkodër

schedule10:32 - 8 Qershor, 2020

schedule 10:32 - 8 Qershor, 2020

Në Shkodër janë shtuar rastet me koronavirusi. Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al  se janë konfirmuar 6 raste të reja.

Vatra e re, është ajo e Poliklinikës së Shkodrës ku para tre ditësh dy sanitare të këtij institucioni rezultuan pozitive, ndërkohe që pas mostrave të marra nga specialistët e DSHP, nisën të shtoheshin rastet me covid, kryesisht familjarë por edhe raste te reja.

Ndërkohe qe vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga 7 teste, 6 persona të rezultojnë pozitiv. Ndërkaq, Poliklinika e Shkodrës nuk do të mbyllet, por hyrja bëhet vetëm e maska dhe duke respektuar radhën.

Kjo situatë është një kambanë alarmi, për institucionet por edhe qytetarët si për ti treguar se vala e rrezikut nuk ka kaluar ende dhe rregullat nuk duhen harruar.

Kjo shifër  e fut edhe njëherë Shkodrën në zonën e nxehtë të pandemisë, dhe duket se një gjë e tillë vjen pas neglizhimit të masave. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!