Kosovë, arrestohen 6 turq me urdhër të drejtësise së Ankarasë

schedule11:36 - 29 Mars, 2018

schedule 11:36 - 29 Mars, 2018

Policia e Kosovës ka deportuar 6 shtetasit turq, që u arrestuan ditën e sotme, pasi kërkohen nga drejtësia e Ankarasë. Kjo është raportuar nga agjencia e lajmeve “Anadollu”, që thekson se ata konsiderohen mbështetës të imamit Fetullah Gylen, thënë ndryshe kundërshtarit të Presidentit Erdogan.

Ata kanë mbërritur në Turqi, ku i janë dorëzuar drejtësisë. Të deportuarit janë drejtues të shkollave private në Kosovë që financohen nga fondacione gyleniste. Ata janë identifikuar si: “Xhihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Gynakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina”. Ekstradimi i tyre është bërë me kërkesë të inteligjencës së Turqisë./abcnews.al