Policia ka arrestuar tetë persona në Tiranë pasi u konstatua se në tokat e tyre kultivohej lëndë narkotike, e tipit kanabis sativa.
Aksioni u zhvillua në fshatin Gropaj të Tiranës ku gjatë kontrollit nga ajri është identifikuar një tokë e shpyllëzuar në zonën e quajtur ‘Kroi i Xhepës’ ku pesë shtetas me inicialet R. K., Sh. K., R. K., E. K. dhe D. Sh dyshohet se kanë mbjellë 4 parcelona të vogla me kanabis sativa.
Ndërkohë gjatë kontrollit në një zonë të afërt u gjetën në një qese, rreth 200 fara dhe 80 kubikë të dyshuar me lëndë narkotike cannabis sativa.
Po për këtë ngjarje policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit Gropaj E. N., 41 vjeç si dhe dy inspektorë pyjesh P. Gj. dhe A. A, të cilët dyshohet se nuk kanë raportuar në polici për zonën që mbulonin. /abcnews.al