Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Angelina Jolie jep 200 mijë $ për të luftuar diskriminimin racor

schedule09:10 - 6 Qershor, 2020

schedule 09:10 - 6 Qershor, 2020

Aktorja Angelina Jolie i është bashkuar listës së personazheve të famshëm që kanë dhënë kontributin e tyre pas protestave për vdekjen e George Floyd në SHBA.

45-vjeçarja dhuroi 200.000 dollarë për fondacionin “NAACP Legal Defense”, në përpjekje për të shtuar influencën kundër diskriminimit racor, ndërsa bëri thirrje për tu bërë të gjithë bashkë “për të adresuar gabimet e thella strukturore të shoqërisë”.

Diskriminimi dhe pandëshkueshmëria nuk mund të tolerohen, shpjegohen ose justifikohen. Shpresoj se mund të bashkohemi si amerikan për të adresuar gabimet e thella strukturore në shoqërinë tonë. Unë qëndroj me Fondin e Mbrojtjes Ligjore të NAACP në luftën e tyre për barazi racore, drejtësi sociale dhe thirrjen e tyre për një reformë urgjente legjislative.”, tha Jolie në një intervistë për “ET”.

Së fundmi, dhe Kanye West ka dhuruar 2 milion dollarë për familjet e George Floyd, Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor. Kanye gjithashtu do të paguajë për 6 vite tarifën e shkollimit të vajzës 6-vjeçare të afro-amerikanit, George Floyd, i cili humbi jetën pasi një ish-oficer i policisë i vendosi gjurin në qafë për disa minuta, dhe për pasojë nuk mundi dot të merrte frymë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!