Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një familje me 6 anëtarë është gjetur e pajetë në garazhin e banesës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se familja e një ushtaraku, gruaja dhe katër fëmijët janë gjetur të pajetë. Gjithashtu aty ndodheshin edhe dy mace, të cilat janë gjetur të ngordhura. Sipas informacioneve nëpër media rezulton se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të asfiksimit nga gazi.
Megjithatë, tragjedia mendohet të jetë vetëvrasje dhe vrasje për shkak të një letre të ngjitur në derë. Ngjarja e tmerrshme në familjen 6 anëtaresh ndodhi në Teksas, teksa policia shkoi për kontroll pas erës së rëndë që vinte nga prona.
Shënimi i çuditshëm ishte shkruar në zhargon ushtarak dhe duhej të deshifrohej, sipas shefit të policisë në San Antonio, William McManus.
“Trupa njerëzish brenda, mos hyr, kafshët janë në frigorifer”, është shprehur ai.
Një ndër pistat kryesore të hetimit nga policia është ajo e vetëvrasjes dhe pse akoma nuk ka ndonjë informacion të saktë në lidhje me këtë ngjarje. Çifti i bashkëshortëve ishte në të 30-at e tyre dhe fëmijët ishin të moshës midis 11 muajsh dhe katër vjeç./abcnews.al