Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, zhvilloi një vizitë 24 orëshe në Izmir, ku u takua me 21 efektivët e kontingjentit të 7 të Forcës Detare, pjesë e operacionit të NATO-s në detin Egje, që prej Janarit të këtij viti. Ministrja Xhacka iu tha ushtarakëve se sa i takon trajtimit të tyre ka shumë për të përmirësuar.
“Dua t’ju siguroj që jemi maksimalisht të angazhuar edhe unë si ministre, por edhe ne si qeveri, që të sjellim një standard të ri në trajtimin tuaj jo vetëm njerëzor por edhe financiar”, u shpreh ministrja.
Ministrja e Mbrojtjes gjatë vizitës së saj në Izmir, zhvilloi një takim me zëvendëskomandantin e Forcës Tokësore të NATO-s, gjeneral lejtënant, Paolo Ruggiero, i cili vlerësoi maksimalisht kontributin e Shqipërisë në misionet e NATO-s dhe BE-së.
Ministrja e Xhaçka vizitoi anijen “Bayern”, e cila është anija në drejtim në task grupin numër 2, në misionin e NATO-s në detin Egje. Që prej vitit 2016, 7 kontingjente dhe dy anije, “Oriku” dhe “Butrinti”, janë përfshirë në misionin e NATO-s në Egje./abcnews.al