Tirana “vatra” më e madhe e koronavirusit, ku ndodhen zonat e “rrezikut” në kryeqytet

schedule15:55 - 5 Qershor, 2020

schedule 15:55 - 5 Qershor, 2020

Shkuan në një ceremoni mortore dhe rezultuan me koronavirus. Kështu u ka ndodhur dy personave në Kamëz.

Ministria e Shëndetësisë i konfirmoi me Covid-19  ndër 15 rastet e reja të deklaruara të premten.

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë kontakte familjare, por dhe vatra të reja që nuk iu dihet ende burimi i infeksionit.

Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të rasteve me 10 persona te infektuar.

Ndërsa  Shkodrës, i shtohen tre raste të reja.

Numri i personave pozitiv aktual në vend ka shkuar në 269.

Mundësia për të rënë në kontakt  më virusin referuar këtyre shifrave është më e madhe në kryeqytet.

Kryesisht në zonat e “21 Dhjetorit”,  “Astirit”,  “Don Boskos”,  rruga e Dibrës  Porcelani , “Selita”,  Sauku ku janë  evidentuar dhe një pjesë e rasteve pozitive.

Pas Tiranës numër të lartë personash aktiv ka në Krujë, Shkodër dhe  Durrës.

Pjesa më e madhe e  tyre  janë të vetëizoluar dhe  nën mbikëqyrjen e mjekut të familjes ndërsa 24 të sëmurë ndodhen të shtruar në infektiv.

Shifër e qëndrueshme kjo krahasuar me ditë me parë.

5 pacientë ndodhen në gjendje më të rendë shëndetësor dhe po trajtohen në terapi intensive ndërsa 1 vazhdon të jetë i intubuar.

Ndërkohë të premten Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur dhe shifra e reja të testeve serologjike të kryera.

2035 mjekë dhe infermierë i janë nënshtruar analizave rreth 600 më shumë se të enjten dhe 7% e tyre kanë rezultuar pozitiv./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!