Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së fundmi është shprehur se në Kosovë është shkelur parimi i demokracisë. Në rrjetin social “facebook” Kurti ka publikuar foto në të cilën shihet edhe momenti i nënshkrimit të peticionit të thirrur nga vetë ai.
Njëkohësisht ai i bën thirrje qytetarëve që nëse nuk e kanë nënshkruar të mos humbasin kohë, por t’i bashkohen këtij vendimi, ndërsa shton se zgjedhjet janë qëllimi kryesor politik.
Ky reagim i Kurtin ka ardhur menjëherë pasi Avdullah Hoti mori sot zyrtarisht detyrën e kryeministrit.
“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, shkruan Kuri.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/885750455258173