Banorët e lagjes Gradishtë në Belsh protestojne për rrugën e re që lidh Cërrikun-Belshin dhe Kucovën. Sipas banorëve, rruga kalon mes për mes lagjes ne te cilen ndodhen 100 shtëpi në të dy anët e saj. Banorët ankohen se kjo rrugë mban statusin e rrugës nacionale por nuk gezon asnje parametër. Sipas tyre rruga nuk ka kanalizime të ujërave të zeza, është e ngushtë dhe ka devijuar sipas interesit. Nga ana tjetër bashkia Belsh ka bërë të ditur se ky projekt i përket Rrugëve nacionale dhe nuk ka lidhje me këtë institucion. /abcnews.al
Banorët në Belsh protestë për rrugën e re Cërrik –Belsh
schedule10:41 - 28 Mars, 2018
schedule 10:41 - 28 Mars, 2018