Pesë gola të shënuar në 45 minutat e para në katër stadiume. Luhen takimet e javës së 27-të dhe deri më tani po bëjnë detyrën Tirana dhe Kukësi, që janë në avantazh. Verilindorët arritën të shënojnë pa u bërë dhjetë minuta lojë, me atë në Enis Gavazajt.
Në Ballsh një takim mjaft i fortë, por me Tiranën më të saktë para portës kundërshtare. Winful Cobbinah ishte ai që zhbllokoi shifrat, me një gol të realizuar me një goditje akrobatike. Vendasit u munduan të barazojnë, por pa sukses. Madje në shtesë pësuan një tjetër gol, me Bathën që shënoi me penallti.
Në Vlorë, në takimin Flamurtari-Vllaznia nuk pati asnjë gol në 45 minuta, ndryshe nga se ndodhi në Laçi. Kurbinasit, pa Nëabueze në sulm, ia dalin të realizojnë në portën e Stivi Frashërit, por më parë e kishin pësuar.
https://streamable.com/goyuhf
Ky takim u zhbllokua shumë shpejt, përmes një penalltie të fituar nga Todorovski. Kallaku me penallti ndëshkoi kurbinsit, kurse Xhixha e shleu gabimin në minutën e dytë shtesë, duke i barazuar shifrat në 1-1. /abcnews.al