Tom Cruise dhe skuadra e ‘Mission Impossible 7’ po planifikojnë të ndërtojnë një “fshat pa koronavirus” për rinisjen e xhirimeve sa më shpejt të jetë e mundur. Xhirimet që pritet të nisin deri në shtator, do të mbahen në një vend të braktisur në Oxfordshire në jug-lindje të Anglisë.
Një burim tha për “The Sun” se “Filmi tashmë është vonuar shumë dhe nuk ka asnjë shenjë që gjërat t’i kthehen normalitetit së shpejti, kështu që kjo është një mënyrë për të provuar për të ecur më shpejt dhe më të sigurt.”
“Paramount Pictures” pritet që filmin ta nxjerrë në treg në nëntor të vitit 2021, ndryshe nga çfarë ishte planifikuar për në korrik të vitit të ardhshëm. /abcnews.al