Barcelona nuk ka ndërmend t’i ndahet talenteve nga Brazili. Katalanasit ishin shumë të suksesshëm disa vite më parë, kur nënshkruan me fenomenin Neymar nga Santos dhe kërkojnë të bëjnë një tjetër blerje të arrirë.
Kampionët e Spanjës janë shumë pranë shërbimeve të 19 vjeçarit të Sao Paolos, Gustavo Maia. Siç raportojnë mediat braziliane, Sao Paolo ka pranuar një ofertë 1 milion euro, si dhe do të marrë edhe 3.5 milion euro të tjera pas sezonit të parë të Maia në Katalonjë.
Informacioni për Gustavo Maia në internet është shumë i rezervuar, pasi nuk figuron që ka luajtur ndonjë ndeshje për Sao Paolo. Edhe mediat iberike, e kanë quajtur “adoleshenti i panjohur”. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë ky transferim./abcnews.al