Vdekja e George Floyd ka shkaktuar reagime të ashpra në SHBA, duke çuar në protesta të dhunshme në disa vende. Mes personave të famshëm që i janë bashkuar kauzës “Black live matters” janë dhe vipat shqiptarë.
Së fundmi, dhe reperi Mozzik ka reaguar përmes një postimi në Instagram, i cili ndërsa ka publikuar një foto me një djalë të vogël me ngjyrë, shkruan se të gjithë njerëzit janë njësoj. “Jemi të gjithë njësoj. #blacklivesmatter #ingodwetrust #stopracism”, shkruan reperi.
Shumë yje përfshirë Ariana Grande, Tinashe, Camila Cabello, Shaën Mendes iu bashkuan protestuesve në të gjithë SHBA-në gjatë fundjavës, ndërsa shumë të tjerë si Chrissy Teigen apo Drake dhuruan para si garanci për protestuesit e arrestuar. /abcnews.al