“Bashkë për të 28-in”, Fanatics karikojnë skuadrën e zemrës me një banderolë

schedule16:16 - 2 Qershor, 2020

schedule 16:16 - 2 Qershor, 2020

“Tirona Fanatics” kanë karikuar skuadrën e zemrës përpara rifillimit të kampionatit. Ultrasit bardheblu presin titullin kampion, që u mungon prej 11 viteve.

Ata kanë shpalosur një banderolë në qendrën stërvitore të Tiranës, që kryeson Superioren me 9 pikë më shumë se Kukësi.

Luftoni për ngjyrat, luani me kokën lart, luftoni për kryeqytetin, bashkë për të 28-tin“, lexohet në mesazhin e tyre. Tirana ka fituar 24 herë titullin kampion, por tifozët pretendojnë edhe për tre tituj të mohuar gjatë historisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!