Si të ruani distancën sociale, krijohen këpucët që do t’i mbajnë njerëzit larg njëri-tjetrit

schedule20:10 - 1 Qershor, 2020

schedule 20:10 - 1 Qershor, 2020

Grigore Lup, një këpucar rumun ka krijuar një lloj të ri këpucësh me zgjatim, për të bërë të mundur ruajtjen e distancimit social nga njerëzit.

Këpucari nga qyteti Cluj tha se për krijimin e tyre kishte përshtatur një model që krijonte për teatrot apo ansamblet tradicionale të vallëzimit popullor.

Ai u shpreh se këpucët variojnë nga masa europiane 75, dhe se ideja për krijimin e tyre kishte ardhur nga mosrespektimi i distancës sociale.

“Pashë njerëz duke mos respektuar rregullat e distancës sociale dhe i thashë vetes: le të krijojmë këpucë ose t’i ndëshkojmë ata që duhet t’i veshin, dhe mbase në këtë mënyrë ata do të mbajnë distancën”, tha ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!