Yuri Kim, mesazh të fortë partive për “Zgjedhoren”: Koha të mbani fjalën e dhënë

schedule10:25 - 1 Qershor, 2020

schedule 10:25 - 1 Qershor, 2020

Ambasadorja amerikane ka bërë një apel të fortë ndaj forcave politike në vend në lidhje me miratimin e Reformës Zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Yuri Kim kërkon nga palët që të lëvizin nga qëndrimet e tyre për të gjetur një marrëveshje, nisur edhe nga fakti se 31 maji ishte premtuar si afati limit për përfundimin e reformës.

Lwxo edhe: Soreca: “Zgjedhorja”, kushti për të ecur përpara në BE

Po ashtu, Kim thekson që ka ardhur koha që palët të mbajnë fjalën e dhënë popullin shqiptar.

Ambasadorja shkruan:

“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe janë ekstremisht afër. Ju keni vendosur një qëllim, ju keni vendosur një afat që është 31 Maji. Tashmë ka ardhur koha që të ndaloni së këmbënguluri për pozicione të pavlefshme apo të vendosni kushte të reja. Ka ardhur koha që të mbani fjalën e dhënë popullit shqiptar. Koha që të veproni.” /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!