Një shkencëtar amerikan ka ngritur alarmin se një virus apokaliptik nga fermat e pulave mund të jetë shkatërrues për gjysmën e popullsisë në botë. Michael Greger shprehet se lidhja e ngushtë me kafshët mund të na bëjë të prekshëm ndaj llojit më të keq të pandemisë.
Autori i librit të quajtur “Si t’i mbijetosh një pandemie” shprehet se “për sa kohë që ka shpendë, do të ketë pandemi”, dhe se kushtet e fermave rrisin mundësinë e përhapjes së sëmundjeve, raporton “The Sun”.
Gjatë gripit të shpendëve H5NI në Hong Kong në 1997, qeveria u përpoq të vriste 1.3 milionë pula për të eliminuar virusin. Por virusi asnjëherë nuk është eliminuar plotësisht pasi shpërthimet kanë ndodhur përsëri midis viteve 2003 dhe 2009 jashtë Kinës. /abcnews.al