Korçë, borë në zonën malore, në Dardhë trashësia arrin 30 cm

schedule10:29 - 26 Mars, 2018

schedule 10:29 - 26 Mars, 2018

Reshje dendura bore kanë rënë gjatë natës dhe paraditen e kësaj të hëne në zonën malore të qarkut të Korçës. Në Dardhe bora ka rënë me intensitet dhe rruga Boboshticë – Dardhë qarkullohet vetëm me zinxhirë.  Po ashtu me zinxhirë kryhet lëvizja e mjeteve edhe drejt Voskopojës. Në këtë zonë trashësia e borës shkoi deri 15 cm, kurse në Dardhë rreth 30 cm. Por rrugët nacionale të Qarkut të Korçës janë të hapura dhe të qarkullueshme normalisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!