Taksa për Rrugën e Kombit/Ende nuk dihet se kur do të fillojë

schedule14:52 - 25 Mars, 2018

schedule 14:52 - 25 Mars, 2018

Përgatitjet për vendin ku do të paguhet taksa e Rrugës së Kombit janë në fund, por kompania përkatëse nuk ka njoftuar kur do të nisë mbledhja e saj. Ndërkohë janë duke u bërë testet për aparaturat dhe sportelet e pagesës.

Po punohet me ritme të shpejta.  Shumë makineri, punonjës dhe ekipe të ndara sipas profileve. Paralelisht specialistet e IT po bëjnë testet për aparaturat dhe trarët e sporteleve të pagesës.

U fol se aplikimi do të niste këtë dielë, por drejtuesit e koncorsiumit ende nuk kanë një datë të saktë. Për çdo kalim për mjetet e vogla autovetura, pagesa do të jetë 5 euro. Kurse për mjetet e tjera variojnë me çmime nga 12 deri në 20 euro. Të përjashtuara nga taksat do të jenë patrullat e policisë rrugore, shërbimet zjarrfikëse dhe autoambulancat.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata