Këngëtarja Besa Kokëdhima është kthyer pas në kohë, dhe ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto nga fëmijëria e saj.
“Unë e vogël. Mami, babi, ju dua gurët e mi të çmuar.“, shkruan Besa bashkëngjitur fotos. Së fundmi këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të deklaratës së saj rreth ndryshimeve në pamjen e jashtme.
E pyetur në një intervistë televizive për ndërhyrjet në fytyrën e saj, këngëtarja u shpreh: “Është e pashmangshme, nuk paragjykoj asnjë. Përpiqem të mbajë balancën mes asaj që është natyrale tek unë dhe standardit të bukurisë që kërkohet apo pres nga vetja“. /abcnews.al


