Përmbytjet në Shkodër/Bashkia: 4555 ha tokë nën ujë

schedule12:17 - 25 Mars, 2018

schedule 12:17 - 25 Mars, 2018

Sipas Bashkisë së Shkodrës situata në Nënshkodër vazhdon të jetë e rëndë. Gjithsej janë 4555 hektarë toke të përmbytura dhe rreth 350 shtëpi të rrethuar nga uji. Evakuimi i banorëve ka vazhduar dhe vetëm paraditen e kësaj të diele nga banesat me ujë rreth 60 persona. Kjo bashki ka ripërsëritur kërkesën e saj për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit.

Ndërkohë nga Ministria e Mbrojtjes u njoftua se në zonë janë angazhuar  148 forca, 27 mjete, 6 motobarka  dhe 2 pompa thithëse që po veprojnë në Obot, Livade, Dajç, Velipojë, Belaj, Trush, Bushat. Janë transportuar 87 banorë, janë shpërndarë 1500 kg ushqime, 31500 litra ujë i pijshëm, 400 kg koncentrat, ndërkohë që vazhdon largimi i ujit nga banesat dhe objektet e rëndësishme me pompa thithëse.  Në zonë shkuan sot edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe zv.kryeministrja Senida Mesi. Për Xhaçkën situata ka nisur të përmirësohet, kurse zv kryeministrja Mesi tha se pas kësaj përmbytje do të bëhet një zgjidhje afat gjatë./abcnews.al