Lionel Messi, ylli i Barcelonës, ka folur sot për përhapjen e pandemisë Koronavirus, e cila ka pasur një ndikim të madh në çdo fushë të jetës, përfshirë dhe futbollin. Sipas numrit 10 të Barcelonës, diçka e tillë ishte paralajmëruar, por askush nuk i mendonte të tilla pasojat.
“Jam i sigurt se asnjë prej nesh nuk e mendonte se diçka e tillë do të ndodhte. Disa njerëz kishin paralajmëruar botën për përhapjen e ndonjë pandemie, por nuk e kisha imagjinuar se do të kishte këtë ndikim që po tregon. Një impakt shumë i madh, që po ndikon në të gjithë botën”, u shpreh Messi.
Kampionati në Spanjë, ashtu si në çdo vend tjetër, ka më shumë se dy muaj i ndërprerë. Gjermania ka rifilluar futbollin, ndërsa vetë La Liga, pritet të rifillojë me datë 8 qershor./abcnews.al
? Messi: “I don’t think anyone could have seen something like this coming.
“Some people warned that worldwide pandemics could happen, but I really never could have imagined it would unfold like it did, or the enormous impact it’s having on virtually the entire world.” pic.twitter.com/YGl32BaSXi
— Goal (@goal) May 27, 2020

