Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pritja spektakolare e Argjentinës/ Mijëra tifozë përgëzojnë Kombëtaren në Buenos Aires

schedule12:29 - 21 Korrik, 2026

schedule 12:29 - 21 Korrik, 2026

Kapiteni nuk ishte në bord. Mungesa e Lionel Mesit gjithsesi nuk i pengoi tifozët argjentinas që t’i bënin një pritje tepër të ngrohtë kombëtares që u kthye nga Nju Jorku si nënkampione e botës.

Me mijra njerëz kishin dalë në aeroport dhe pranë selisë së Federatës Argjentinase të Futbollit për të përkrahur idhujt e tyre që mund të thuhet se ranë heronj duke luftuar deri në fund ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës.

Edhe pse në vendin e madhe amerikanolatin është dimër, pavarësisht shirave dhe temperaturave të ulëta, ata që duan futbollin dhe kombëtaren “albiseleste” ishin aty ku duhej.



Federata kishte njoftuar që më parë se Mesi dhe disa lojtarë të tjerë nuk do të ishin me skuadrën, edhe pse kjo nuk ndikoi edhe aq.

Natyrisht, kjo pritje nuk mund të krahasohet me atë të vitit 2022, kur Argjentina u kthye nga Katari si kampione e botës, dhe miliona tifozë mbushën rrugët e sheshet e kryeqytetit Buenos Aires.

Mesi me shokë nuk ia dolën këtë herë, sidomos sepse gjetën një Spanjë shumë të fortë përballë në finalen e luajtur në Nju Xhersi. Sidoqoftë, edhe arritja në finale ishte një sukses, siç e tregoi pritja entuziaste në mes të dimrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!