Amfiteatri i liqenit artificial në Tiranë po rikontruktohet për t’u kthyer në një teatër të hapur. Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se punimet po shkojnë drejt fundit.
Veliaj ishte atje sëbashku me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, e cila iu bashkua nismës së bashkisë për mbjelljen e pemëve.
Sipas kryetarit të bashkisë, aksioni i mbjelljeve në Tiranë ka krijuar edhe një model të ri në sjelljen qytetare. Fushata per mbjelljen e pemëve u shty deri më 22 Prill, ditën e tokës pas kërkesave të qyetarëve./abcnews.al