Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës”: Administrata t’u përshtatet reformave për në BE

schedule14:59 - 9 Tetor, 2026

schedule 14:59 - 9 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, 9 tetor, reformën “Shkalla e Meritës”, e cila synon ndërtimin e një administrate publike profesionale dhe të përgjegjshme, në kuadër të objektivit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te sfidat me të cilat është përballur administrata shqiptare në procesin e negociatave me BE-në, duke pranuar se fillimisht kishte pasur skepticizëm për kapacitetet e saj. Ai vlerësoi përvojën e deritanishme në negociata, të cilën e cilësoi si një surprizë pozitive për sa i përket përgatitjes së administratës.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo përvojë krijon mundësi për të vijuar më tej me reformat dhe për të përshtatur administratën me kërkesat e integrimit europian.



“E vërteta është që e kam thënë dhe herë të tjera, që vetë unë kam qenë shumë skeptik, për mundësitë e rritjes reale të administratës sonë. Jo vetëm skeptik, por edhe i shqetësuar, që pasi ne të realizonim me sukses daljen nga tuneli që ne qëndruam për disa vite, për të hapur negociatat me BE, do të gjendeshim në një pozitë tejet të vështirë.

Nëse administrata jonë do të përballonte negociatat. Ka qenë një nga surprizat më të mirëseardhura. Sepse ajo çka reflektohej si skuadra e madhe e përfaqësuesve të Shqipërisë, ishte një administratë shqiptare krejt tjetër, nga ajo që unë vetë kisha ndërmend.

Sepse dhe unë vetë isha i ndikuar nga presioni i thashethemnajave dhe presionit të administratës. Padyshim që, kur ne e kuptuam këtë në një test kaq sfidues, kuptohet që ne mund të shtyjmë më tutje”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!