Turizmi pas koronavirusit, Japonia do të paguajë njerëzit të vizitojnë vendin

schedule11:57 - 27 Maj, 2020

schedule 11:57 - 27 Maj, 2020

Ekonomia në të gjithë botën është në vështirësi si pasojë e pandemisë që deri më tai ka marrë jetën e  352 667 dhe mbi 5.7 milionë janë të infektuar. Çdo vend tashmë po harton plane se si të dalin nga kriza në mënyrë që të ketë një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë.

Japonia duket se është një ndër vendet e botës që ka ndërmarrë një plan të guximshëm ku pritet që të subvencionojë udhëtimet, në përpjekje për të parë rritur përsëri numrin e turistëve pas pandemisë së koronavirusit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se qeveria japoneze ka nisur një fushatë prej 18.2 miliardë dollarë që do të kompensojë kostot e udhëtimit për vizitorët. Kreu i Agjencisë së Turizmit në Japoni, Hiroshi Tabata, tha se plani shpreson të tërheqë turistët duke subvencionuar gjysmën e shpenzimeve të tyre të udhëtimit.

Ndërkohë deri më tani në Japoni si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 851 persona dhe janë infektuar 16 628 të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!