Vigan Qorolli: Zgjedhjet mundësia e vetme për të dalë nga ngërçi politik

schedule09:43 - 27 Maj, 2020

schedule 09:43 - 27 Maj, 2020

Konstitucionalisti Vigan Qorolli në një intervistë për Abc e Mëngjesit  ka komnetuar situatën policike të ditëve të fundit në Kosovë.

Qorolli është shprehur se akuzat e fundit ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti duhet të hetohen nga policia.

Të quash kriminel një kryeministër është hera e parë dhe në një shoqëri demokratike prokuroria duhet ta merrte në pyetje dhe ta pyeste se çfarë nënkupton me kruiminalizimin e kryeministrit. Nuk e di se cili do të jetë vendimi i gjykatës por nëse vendimi do të jetë as mish as peshk”, në kuptimin që nuk do të shpallë fajtorë as presidentin dhe as qeverinë do të mund të jetë një relacion që do të jetë i komplikuar në zgjidhjen e problemit që kemi. Në këtë situatë përveç kostosh financiare dhe morale për popullin vetëm zgjedhjet do të ishin zgjidhja më e mirë për të dalë nga ky ngërç”, është shprehur Qorolli.

Ndër të tjera ai është shprehur se situata politike do të ketë një ndikim negativ në rrugën e integrimit të Korovës në BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!